Site icon Telegrafi

NBA do ta ndryshojë sistemin e garave duke marrë shembull futbollin

Liga më e fortë e basketbollit në botë në NBA, mund të pësojë ndryshime në sezonin e ri.

Gjatë një sezoni një ekip basketbollistik amerikan zhvillon 82 ndeshje deri në fazën e “paly-off”.

Megjithatë, kreu i NBA-s, Adam Silver ka pohuar se mund të zvogëlohet numri i ndeshjeve në mënyrë që të bëhet më atraktive.

“Nga njëra anë, unë jam një tradicionalist, por nga ana tjetër, ky format është më shumë se 50 vjet dhe numri 82 nuk ka asgjë magjike. Ne ndjekim ndryshimet e shikuesve, ku gjithmonë e më shumë ndeshjet po shikohen në ekranet e vogla dhe njerëzit kanë një periudhë të shkurtër të vëmendjes”.

“Për këtë arsye unë jam veçanërisht i interesuar në formate të ndryshme, turne në mes të sezonit. Për shembull, nëse tashmë duhet të luajnë 82 lojëra, ato mund të jenë më pak në sezonin e rregullt”, tha Silver.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth NBA

Një opsion është një turne që do të zëvendësojë fundjavën “All Star”. Gjithashtu mendohet të bëhet një turne tjetër në të cilin klubet më të këqija do të vendosnin rreth draftit të parë. Si futbolli që ka kampionatet e rregullta si dhe Kupat.

Ndryshe, ky për momentin është vetëm mendim joformale i udhëheqësve të ligës, sepse frikësohen se amerikanët do të reagojnë ndaj këtyre ndryshimeve, në sistemin e garave me të cilat nuk janë mësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version