Telegrafi

NBA: Suns shumë më të mirë se Pistons

Amare Stoudemire shënoi 21 pikë dhe Steve Nash 20 të tjera për Phoenix, të cilët barazohen me Orlando dhe Atlanta me numrin e fitoreve të shënuara këtë sezon. Jason Richardson shënoi 17 pikë, ndërsa Nash kontribuoi edhe me nëntë asistime.

Fillimi perfekt i sezonit për Phoenix në ndeshjet në shtëpi këtë sezon (5-0), kurrë nuk u kërcënua nga Pistons, të cilët humbën ndeshjen e pestë radhazi.

Charlie Villanueva dhe DaJuan Summers secili shënuan nga 13 pikë për Pistons, të cilët ishin pa Richard Hamilton dhe Tayshaun Prince. Detroit tash ka pesë fitore dhe nëntë humbje./Telegrafi/