Telegrafi

NBA: Suns mposhtin Lakers për të barazuar serinë e ndeshjeve

Suns treguan një lojë të shkëlqyeshme në çerekun e katërt për të fituar ndeshjen e dytë radhazi kundër kampionit në fuqi të NBA-së dhe për të barazuar në 2-2 ndeshjet me Los Angeles, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në finalen e madhe.

Amare Stoudemire shënoi 21 pikë ndërsa Channing Frye 14. Kobe Bryant shpërtheu me 38 pikë dhe 10 asistime, por Lakers mbetën prapa kur Suns shënuar tre trepikësha për të marrë kontrollin me 98-89 në çerekun e katërt.

Ndeshja e pestë mes dy finalistëve të Perëndimit do të zhvillohet të enjten në orët e vona të mbrëmjes. /Telegrafi/