Telegrafi

NBA: Suns mposhten nga Trail Blazers

Trail Blazers ishin në disavantazh në tre çerekët e parë të takimit, para se të mposhtin Suns bindshëm, 35-21, në çerekun e fundit për të regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi.

Jerryd Bayless shënoi 29 pikë, përfshirë edhe dy gjuajtje të lira kur kishin mbetur katër sekonda deri në fund të ndeshjes. Brandon Roy ndihmoi ekipin me 27 pikë.

Në takimin tjetër, Miami Heat ka fituar ndeshjen ndaj Orlando Magic me rezultat 106-84 me Dwyane Wad që shënoi 25 pikë dhe shtatë asistime për Heat./Telegrafi/