Telegrafi

NBA: Spurs mposhten nga Magic

Duncan, pjesë e ekipit All Star për 12 herë dhe MVP i trefishtë i NBA-së, përfundoi vetëm me pesë pikë të shënuara dhe një gjuajtje të saktë nga loja e hapur prej 10 tentimeve, që ishte paraqitja më e dobët në karrierën e tij.

Magic në anën tjetër u përgjigjën shkëlqyeshëm ndaj Spurs, pasi të dielën u mposhtën nga Charlotte Bobcats pas tetë fitoreve radhazi.

Vince Carter shënoi pikët më të larta në ndeshje, 24, dhe kontribuoi me tetë asistime, ndërsa Rashard Lewis shënoi 20 pikë për Magic, që mban pozitën e dytë në Lindje, gjashtë ndeshje prapa Cleveland Cavaliers./Telegrafi/