Telegrafi

NBA: Spurs gjunjëzojnë Lakersat

Tim Duncan shënoi 25 pikë dhe 13 kërcime për të ndihmuar Spurs t’ua shkaktojnë Lakers-ave humbjen e katërt radhazi në ndeshjet në udhëtim, që është seria më e dobët që nga viti 2007.

Kampioni i katërfishtë i NBA-së, Kobe Bryant, i cili shënoi 16 pikë, u largua nga loja për shkak të lëndimit në periudhën e tretë të ndeshjes. Los Angeles tash ka 29 fitore dhe 9 humbje, derisa San Antonio ka 23 fitore dhe 13 humbje këtë sezon./Telegrafi/