Telegrafi

NBA: Spurs fitojnë edhe pa lojtarët kryesor

Tony Parker (me probleme në gju), Tim Duncan (po ashtu me probleme gjuri) dhe Manu Ginobili (me leqen e këmbës), që të tre ishin jashtë fushe. Por Spurs u mbështeten në pikët më të larta të karrierës për nga Kawhi Leonard (26 pikë) dhe Danny Green (18 pikë), për të fundosur Bulls.

San Antonio ishte 76-75 në avantazh në çerekun e katërt, para se të kalojnë një seri 19-5 për ta vulosur fitoren e 41-të, rekorde të sezonit, krahas 12 disfatave.

Nate Robinson shënoi 20 pikë derisa Joakim Noah shtoi shtatë pikë dhe 15 kërcime për Bulls që pësuan disfatën e 21-të të sezonit (30 fitore). /Telegrafi/