Telegrafi

NBA me rregullore të re rreth përzgjedhjes së basketbollistëve për ndeshjen “All-Star”

Për tre dekada rresht, tifozët kanë zgjedhur përmes një sondazhi basketbollistët që do të marrin pjesë në All-Star ndeshjen e NBA-s.

Për herë të parë që prej sezonit 1974/1975, kur tifozët vendosnin se cilët do të jenë pesëshet startuese të Konferencës Lindore dhe Perëndimore, ka ndryshime drastike në këtë rregull të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth NBA

Në fakt, të gjitha votat e tifozëve do të sigurojë vetëm 50% të përgjigjes për atë se kush do të jetë startues, transmeton Telegrafi.

E për pesëdhjetë përqindëshin tjetër do të vendosin gazetarët dhe vet basketbollistët e NBA-s.

Kujtojmë se ndeshja ndër më kryesoret e basketbollit në botë, ku luajnë yjet kryesore, do të zhvillohet më 19 shkurt në New Orleans.

Vlen të theksohet se votimi do të fillon të dielën (25 dhjetor) dhe do të zgjasë deri më 16 janar. /Telegrafi/