Në fillim të çdo korriku, pronarët e klubeve të NBA-s takohen për të diskutuar rreth ndryshimeve të rregullave për sezonin e ri.
Në takimin e këtij viti është përcaktuar që në ligën e basketbollit amerikan të futen disa rregulla që vlejnë në tenis, futboll dhe hokej.
Një risi tjetër është që të lejojë Qendrën e Vëzhgimit të Videove të vendosin vetë nëse do të kontrollojnë nëse lojtari ka shkelur vijën në rastet e tri pikëve apo nëse ka mbaruar koha e zhvillimit të një aksioni.
Çdo lojtar do të ketë të drejtë që njëherë të kontestoj vendimin e gjyqtarit, sikurse në futboll dhe ta shikojë në video, sikurse në futboll – sistemi VAR.
NBA's Board of Governors has approved a coach's challenge for the 2019-20 season. Details: pic.twitter.com/QxFIba1gfJ
— Ben Golliver (@BenGolliver) July 10, 2019
Trajnerët do të jenë në gjendje të kërkojnë një rishikim të aksionit, sikurse në tenis, në rast se mendojnë se lojtari kundërshtar ka shkelur vijën, ka qëndruar më tepër se duhet brenda trapezit si dhe ka penguar të hyjë topin në kosh.
Trajneri, sikurse në hokej, do të duhet të përdor “time-out” për të rishikuar aksionin, por nëse rezulton se kishte të drejtë, atëherë nuk do t’i humb “time-out”.
Ndryshe, shumë shpejt do të merret edhe një vendim rreth transferimeve të lojtarëve dhe pritet që të shfuqizohet rregullorja se ekipet mund të nisin negociatat me lojtarët pa përfundimit të sezonit të rregullt. /Telegrafi/