Telegrafi

NBA rikthehet në fund të dhjetorit, do të ketë ndryshime në kalendar

Elita e basketbollit amerikan NBA do të rikthehet në aksion në sezonin e ri.

Skuadrat pjesëmarrëse tanimë kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri të garave.

Ka qenë propozimi i ligës që të fillojë sezoni më 22 dhjetor, propozim që është që është pranuar edhe nga shoqata e basketbollistëve profesionistë.

Kësisoj është vendosur që sezoni i ri të fillojë më 22 dhjetor dhe do të ketë edhe ndryshime në kalendar.

Të gjitha skuadrat do të luajnë nga 72 ndeshje, teksa Play-Offi duhet të përfundojë para fundit të korrikut, kur janë paraparë të luhen Lojërat Olimpike. /Telegrafi/