Site icon Telegrafi

NBA rikthehet me dy ndeshje të zjarrta – Lakers fitojnë në fund falë James trilerin ndaj Clippers, Jazz triumfojnë ndaj Pelicans

Mëngjesi i ditës së premte ka dhuruar dy super-ndeshje në ligën më atraktive të basketbollit në botë, NBA.

NBA është kthyer në aksion pas rreth pesë muajve pauzë shkaku i pandemisë se coronavirusit.

Në orar kanë qenë dy ndeshje, ajo në mes të Los Angeles Lakers-Los Angeles Clippers dhe New Orleans Pelicans-Utah Jazz.

Takimi i zhvilluar në mes të dy rivalëve lokal nga Los Angeles ka dhuruar spektakël dhe shumë aksion, edhe pse pa praninë e tifozëve.

Lakers në fund i janë gëzuar fitores ndaj Clippers me rezultat 103-101, ku fitorja erdhi vetëm në fund pas dy pikëve kruciale të Lebron James në sekondat e fundit.

Çereku i parë përfundoi 35-23 për Lakers, i dyti 19-29 për Clippers duke shkuar në pushim me rezultat 54-52.

Perioda e tretë u mbyll 22-25 duke quar Clippers në epërsi, ndërsa çereku i katërt përfundoi 27-24 duke ia dhuruar fitoren Lakers.

Më të dalluarit te Lakers ishin Anthony Davis me 34 pikë e 8 kërcime dhe James me 16 pikë e 11 kërcime, ndërsa te Clippers u dalluan Paul George me 30 pikë e 5 kërcime dhe Kawhi Leonard me 28 pikë e 4 asistime.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në mes të Jazz dhe Pelicans, ku fitore shënuan Jazz me rezultat të ngushtë 106-104.

Te Jazz më i dalluari ishte Donovan Mitchell me 20 pikë e 5 asistime, ndërsa te Pelicans ishte Brandon Ingram me 23 pikë e 8 kërcime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KC9mMRVjUc4

https://www.youtube.com/watch?v=2FprRRLsydQ

 

Exit mobile version