Telegrafi

NBA: Raptors shton gjasat për play-off

Chris Bosh shënoi 34 pikë dhe 11 kërcime derisa Andrea Bargnani shënoi 21 pikë dhe tetë kërcime për Raptors që barazuan numrin e fitoreve dhe humbjeve këtë sezon (nga 37 secilën).

Chris Kaman shënoi 22 pikë dhe 13 kërcime për Los Angeles, derisa Drew Gooden shënoi 17 pikë dhe 10 kërcime. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Clippers dhe e 48-ta e sezonit (27 fitore). /Telegrafi/