Telegrafi

NBA: Pistons mposhtin Celtics

Rodney Stuckey udhëhoqi te fituesit me 27 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime, derisa Charlie Villanueva shënoi 10 nga 19 pikët në çerekun e fundit vendimtar për Pistons. Detroit tash ka 15 fitore dhe 26 humbje këtë sezon.

Rasheed Wallace ka shënuar 16 pikë dhe shtatë kërcime për mysafirët nga Bostoni, që mbeten në kuotën e 27 fitoreve, ndërsa çojnë në 13 numrin e humbjeve këtë sezon./Telegrafi/