Telegrafi

NBA: Pesë fitore radhazi për Celtics

Celtics, të cilët pritej të dështonin në mungesë të Rajon Rando, i cili është jashtë fushe për shkak të një lëndimi, në fakt po kalojnë një seri të pandalshme, me pesë fitore radhazi që kur basketbollisti i All-Star është lënduar.

Veç Garnett, që shkëlqeu mbrëmë, pikë dyshifrore për Celtics (25 fitore dhe 23 disfata këtë sezon) shënuan edhe pesë lojtarë të tjerë, përshirë Courtney Lee me15 pikë, Leanadro Barbosa me 14 dhe Paul Pierce me 12 pikë dhe 11 kërcime.

Rudy Gay ishte më i mirë te Raptors (17 fitore dhe 32 disfata) me 25 pikë dhe 12 kërcime. /Telegrafi/