Ishin vetëm katër sfidat në mbrëmjen e NBA, por spektakli dhe emocionet nuk munguan as këtë herë. Vëmendjen më të madhe e mori dueli në Chesapeake Energy Arena, aty ku Oklahoma City Thunder mposhti lehtësisht me shifrat 113-92, Houston Rockets.
Një ndeshje e dominuar nga City Thunder që e pa veten në avantazhin e 16 pikëve që në fundin e çerekut të parë, transmeton SS. Për të marrë fitoren e shtatë në tetë takimet e fundit, Oklahoma iu fal 23 pikëve, 11 rikuperimeve poshtë tabelës dhe katër asistimeve të Danilo Gallinarit.
Houstonit në krahun tjetër nuk i mjaftuan 34 pikët e ishit të madh të sfidës Russell Westbrook. Po kalon një mini-krizë rezultatesh, Boston Celtics që pësoi humbjen e tretë rresht pasi u mposht në Pensylvani nga Philadelphia 76-ers me rezultatin 109-98. Richardson me 29 pikë ishte heroi i Philadelphias në këtë sfidë që regjistroi fitoren numër 25 në 39 takime.
Në krahun tjetër skuadrës më të titulluar të NBA nuk i mjaftuan 50 pikët e realizuara nga dyshja Walker-Smart. Buzëqesh edhe Minnesota Timberëolves. Skuadra nga Minneapolis kaloi me shifrat 116-102 Portland Trail Blazzers për meritë edhe të kanadezit Andreë Wiggins, autor i 23 pikëve.
Falë këtij suksesi dhe ecurisë së mirë që ka pasur në javët e fundit Minesotta është futur fuqishëm për të siguruar një vend në play-off. Vazhdon rënia e lirë e Detroit Pistons ndërkohë që i dha fund krizës së rezultateve prej pesë humbjesh rresht Cleveland Cavaliers që fitoi me shifrat 112-115 pas kohës shtesë brenda në Michigan. Më i miri për skuadrën nga Ohio në këtë sfidë ishte kanadezi Thompson me 35 pikë, 14 kërcime dhe tri asistime.
OK, we see you Headband Mike. 💪#MikeMuscala | #ThunderUp pic.twitter.com/E0cSSDD4Su
— OKC THUNDER (@okcthunder) January 10, 2020
That's just rude, Mr. Paul. 😏 #nutmeg #havinghisway @CP3 | #ThunderUp pic.twitter.com/B3NEE9V9xU
— OKC THUNDER (@okcthunder) January 10, 2020