Telegrafi

NBA: Nowitzki udhëheq në fitoren e Mavericks

Nowitzki shënoi pikët më të larta të ekipit 27 dhe Terry kontribuoi me 20 për t’i dhënë fitoren e tetë radhazi dhe të 40-tën të sezonit Mavericks (21 humbje)

Stephen Jackson shënoi 20 pikë dhe Tyrus Thomas 16 pikë dhe 12 kërcime për ekipin që është pronë e Michael Jordan, Charlotte Bobcast (28 fitore, 30 humbje këtë sezon), për të cilin kjo ishte humbja e pestë në shtatë ndeshjet e fundit./Telegrafi/