Telegrafi

NBA: Nowitzki udhëheq Mavericks në fitoren ndaj Lakers

Gjermani përfundoi ndeshjen me 13 pikë të shënuara vetëm në çerekun e katërt, derisa jo larg tij ishte edhe Jason Terry që shënoi 30 pikë për Mavericks. Humbja e pestë radhazi e çon në 37 numrin e fitoreve të Dallas këtë sezon, krahas 21 humbjeve.

Bryant, i cili shënoi pikët vendimtare në fitoren e ndeshjes së kaluar, atë të kthimit pas një mungese prej pesë ndeshjesh, humbi një përpjekje të ngjashme që do të mund të kishte ngushtuar rezultatin, kur kishin mbetur 25 sekonda.

Bryant po ashtu nuk ishte i saktë në pesë tentimet e tij të para, dhe përfundoi ndeshjen me 9 shënime nga 24 tentimet, që i sollën 20 pikë./Telegrafi/