Telegrafi

NBA: Nets pësojnë humbjen e 18-të

Dirk Nowitzki udhëhoqi me 24 pikë te Mavericks, ku gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore. Ish-lojtari i Nets, Jason Kidd, shënoi 16 pikë, 10 asistime dhe tetë kërcime. Chris Douglas-Roberts shënoi 24 pikë për New Jersey Nets.

Miami Heat në sezonin 1988-89 dhe Los Angeles Clippers në sezonet 1998-99 kishin pasur një fillim të sezonit prej 17 ndeshjesh humbje pa asnjë fitore, por New Jersey Nets me humbjen e sotme e tejkalon këtë shifër./Telegrafi/