Telegrafi

NBA: Nets humbin ndeshjen dhe trajnerin

Pas humbjes 106-87 ndaj Los Angeles Lakers, ekipi më i dobët i NBA-së këtë sezon i është bashkuar Miami Heat të sezonit 1988-89 dhe Los Angeles Clippers të sezonit 1999, për të hyrë në historinë e NBA-së, për fillimin më të dobët të sezonit.

Ndryshimet e brendshme të New Jersey, dështuan të tregojnë rezultat në fushë duke humbur edhe takimin e mbrëmshëm. Kobe Bryant shënoi 30 pikë, ndërsa Pau Gasol 20 të tjera, për të ndihmuar Lakers të shënojnë fitoren e 13-të, krahas vetëm tre humbjeve./Telegrafi/