Telegrafi

NBA në zi, ndërron jetë gazetari legjendar Craig Sager (Foto)

CHICAGO, IL - MARCH 05: TNT Reporter Craig Sager reports after a game between the Oklahoma City Thunder and Chicago Bulls on March 5, 2015 at the United Center in Chicago, Illinois. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2015 NBAE (Photo by Randy Belice/NBAE via Getty Images)

Kampionati më i fortë i basketbollit në botë, NBA, është në zi.

Kjo pasi që ka ndërruar jetë Craig Sager, gazetari legjendar i basketbollit, i cili për 44 vjet ishte prezent në arenat e basketbollit amerikan, duke raportuar në mënyrë direkte.

Ai gjatë karrierës së tij intervistoi të gjitha legjendat e mundshmë të NBA, kurse ndikimi që ai ka pasur në basketboll si gazetar dhe komentator është enorm.

Kjo vërehet nga reagimet e mëdha në orët e para, ku figura eminente të basketbollit amerikan dhe të fushave tjera kanë shprehur dhimbjen për humbjen e Sager, shkruan Telegrafi.

Sager ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme të leukemisë myeloide akute.

Sager do të mbahet mend për guximin, karakterin dhe pasionin për basketbollin, teksa për shumë njohës të sportit më vështirë se do të ketë komentator dhe gazetar sikur ai. /Telegrafi/