Telegrafi

NBA: Nash dërgon Suns në finale

Nash, i cili lëndoi syrin gjatë një përplasje me Tim Duncan gjatë çerekut të tretë, shpejt u dërgua në dhomën e zhveshjes për të marrë ndihmë dhe për t’u rikthyer me fashë në sy dhe për të shënuar 10 nga 20 pikët e tij në çerekun e katërt. Amare Stoudemire shënoi pikët më të larta për Phoenix, 29.

Fitorja është e katërt për Suns në po aq ndeshje dhe i kualifikon ata në finalen e Perëndimit pa pasur nevojë të zhvillohen të shtatë ndeshjet. Në finale ata do të takohen me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Los Angeles Lakers ose Utah Jazz.

Në Konferencën Lindore, Boston Celtics nuk është dorëzuar para Cleveland Cavaliers, duke shënuar fitore 97-87 në ndeshjen e katërt mes tyre për të barazuar në 2-2 rezultatin e ndeshjeve. Cleveland Cavaliers tash do të jenë nikoqirë në takimin e pestë mes tyre që zhvillohet të martën. /Telegrafi/