Telegrafi

NBA: Mposhten Cavaliers dhe Lakers

Një trepikësh i Mo Williams i shënuar kur kishin mbetur tre sekonda deri në fund të ndeshjes, ngushtoi në një pikë disavantazhin për Cavaliers, por Chicago më pas shënoi një gjuajtje të lirë ndërsa Anthony Parker huqi një gjuajtje nga gjysma e fushës për Cleveland në sekondën e fundit.

Derrick Rose shënoi 31 pikë për Bulls, derisa LeBron James 39 për Cavaliers.

Në Konferencën Perëndimore, Oklahoma City po ashtu ka ndaluar Los Angeles Lakers duke e mposhtur me rezultat 101-96 në ndeshjen e tretë të serisë prej shtatë ndeshjeve (2-1 për Lakers), derisa Phoenix Suns kanë marrë kontrollin e serisë (2-1 me ndeshje) me fitore 108-89 ndaj Portland Trail Blazers. /Telegrafi/