Telegrafi

NBA: Miami në finale

Disfata në ndeshjen e gjashtë ndaj Indianës, vendosi në pikëpyetje formën e yjeve të Miamit, si Dwyane Wade dhe Chris Bosh, por ata u treguan vendimtar kur ishte e paevitueshme, së bashku me të pazëvendësueshmin, Le Bron James.

James, i shpallur MVP i sezonit, shënoi pikët më të larta në ndeshje, 32, Wade shënoi 21 pikë ndërsa Bosh ishte lider në mbrojtje duke vjedhur tetë topa.

Në finalen e madhe të NBA-së Heat do të përballen me San Antonio Spurs, me serinë e ndeshjeve që fillon të enjten në Miami. /Telegrafi/