Site icon Telegrafi

NBA mbetet edhe pa një legjendë

MEMPHIS, TN - MARCH 19: Paul Pierce #34 of the Los Angeles Clippers during the game against the Memphis Grizzlies on March 19, 2016 at FedEx Forum in Memphis, Tennessee. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this Photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2016 NBAE (Photo by Joe Murphy/NBAE via Getty Images)

Yjet që kanë shkëlqyer në dy dekadat e fundit në NBA ngadalë po e përfundojnë karrierën.

I fundit që e ka marrë këtë vendim është legjenda e Bostonit, basketbollisti i 15-të më efikas në historinë e NBA-së, Paul Pierce.

Pas 19 vjetësh në parket, 1344 ndeshjeve, 45.901 minutave, dhjetë pjesëmarrjeve në ndeshjet “All Star”, çmimin për MVP dhe titullit të kampionit, ai do të pensionohet, , shkruan zeri.info

Në ndeshjen e tij të fundit, kundër Utah, ai luajti 21 minuta, i shënoi gjashtë pikë, ndërsa skuadra e tij, LA Clippers u eliminua.

“Për çdo vit i kam vënë vetes një qëllim, të jem kampion. E dini, është vështirë kur nuk e arrin atë që e synon. Kam luajtur 19 vjet në NBA, që do të thotë është dashur t’i ‘gëlltis’ 19 hapa. Megjithatë, jam i kënaqur që kam qenë pjesë e gjithë kësaj, që kam pasur fati të luaj me djem të shkëlqyeshëm. E gjitha ka qenë një ‘vozitje’ argëtuese”, ka thënë Pearce.

Exit mobile version