Telegrafi

NBA: Mbaron rekordi i James, fitojnë Heat

James u bë lojtari i parë i NBA-së që shënoi 30 pikë dhe mbi 60 për qind të gjuajtjeve në gjashtë ndeshje radhazi gjatë të martës, por ishte i pafuqishëm ta zgjerojë rekordin në shtatë ndeshje në takimin e mbrëmshëm duke shënuar në 14 nga 24 tentimet, ose 58 për qindtë gjuajtjeve.

Megjithatë, James kaloi shifrën e 30 pikëve për të shtatën ndeshje radhazi dhe kontribuoi edhe me 12 kërcime dhe shtatë asistime për Heat që shënuar fitoren e 36-të të sezonit (14 disfata).

Kevin Durant shënoi 40 pikë për Thunder, që shijuan disfatën e 14-të të sezonit (39 fitore. /Telegrafi/