Telegrafi

NBA: Mavericks triumfojnë ndaj 76ers

Jason Kidd shënoi pikët më të larta të sezonit, 22, si dhe kontribuoi me 11 asistime derisa Mavericks u rikthyen nga 17 pikë disavantazh para se të shënojnë fitoren në çastet e fundit të takimit.

76ers, të cilët humbën ndeshjen e shtatë radhazi, më herët gjatë ditës së djeshme u takuan me ish-lojtarin e tyre, Allen Iverson, i cili hoqi dorë nga fusha e basketbollit, për të biseduar rreth mundësisë së rikthimit të tij./Telegrafi/