Telegrafi

NBA: Mavericks fitojnë ngushtë ndaj Bucks

Dirk Nowitzki shënoi 28 pikë për Mavericks, që për pak sa nuk u dorëzuan para sulmit të Milwaukee në minutat e fundit të ndeshjes, me Carlos Delfino që shënoi dy trepikësha për të ngushtuar disavantazhin para se të humbasë gjuajtjen vendimtare në çastet e fundit.

Delfino përfundoi me 22 pikë, derisa Andrew Bogut shënoi më të lartat në karrierë 32 pikë dhe nëntë kërcime për Bucks, që tash kanë 18 fitore dhe 25 humbje.

Për Dallas Mavericks fitorja ishte e 30-ta e sezonit, krahas 15 humbjeve./Telegrafi/