Telegrafi

NBA: Mavericks fitojnë ndaj Magic

Mavericks, të cilët kanë 34 fitore dhe 21 humbje këtë sezon, shkonin drejt humbjes para se të shkëlqejnë me një seri prej 19-0 në fund të çerekut të tretë dhe fillim të çerekut të katërt.

Dwight Howard ishte shënuesi më i mirë në ndeshje me 29 pikë për Magic (37 fitore, 19 humbje) dhe ndihmoi me 16 kërcime, për të arritur për të 44-tën herë (rekord) double-double. Dirk Nowitzki ishte lider te Mavericks me 23 pikë. /Telegrafi/