Telegrafi

NBA: Magic shkatërrojnë Bulls

Vince Carter shënoi pikët më të larta të ekipit, 23, derisa edhe katër lojtarë të tjerë të Orlandos shënuan pikë dyshifrore. Fitorja është e 46-ta e sezonit për Magic (20 fitore) dhe e mban ekipin në krye të Divizionit Juglindor me katër ndeshje mbi Atlanta Hawks.

Për Bulls kjo ishte humbja e gjashtë radhazi dhe e 33-ta e sezonit (31 fitore). Goditje për mysafirët ishte edhe lëndimi i Derrick Rose në çerekun e parë./Telegrafi/