Telegrafi

NBA: Magic mposhtin Hawks për të dytën herë

Dwight Howard shënoi 19 pikë dhe 17 kërcime, ndërsa Vince Carter shënoi 24 pikë për Magic që tash avancojnë 2-0 në serinë e shtatë ndeshjeve të rundit të dytë gjysmëfinale të play-offit në Konferencën Lindore.

Al Horford shënoi 24 pikë dhe 10 kërcime derisa rezerva Jamal Crawford shënoi 23 pikë për Atlanta Hawks, që do të jenë nikoqir në ndeshjen e tretë që zhvillohet të shtunën. /Telegrafi/