Telegrafi

NBA: Magic mbajnë gjallë shpresat për finale

Duke u përballur me eliminim në finalen e Lindjes, Magic arritën të shënojnë fitore, të ndihmuar nga Dwight Howard që ishte shënuesi më i mirë me 32 pikë dhe 16 kërcime. Jameer Nelson shënoi 23 pikë për Orlando, dhe shënoi dy trepikësha në kohën shtesë.

Për Boston, Paul Pierce shënoi 32 pikë dhe pati 11 kërcime. Ray Allen shënoi 22 pikë në këtë ndeshje. Boston tash avancon me rezultat 3-1 në serinë e ndeshjeve finale të Konferencës Lindore. /Telegrafi/