Telegrafi

NBA: Magic fitojnë përsëri

Dy ditë pasi fituan ndaj Celtics me rezultat 96-92 në kohën shtesë, Magic kanë bërë një paraqitje bindëse për të shmangur edhe një herë eliminimin dhe për të ngushtuar në 3-2 disavantazhin e ndeshjeve finale.

Jameer Nelson ishte më i miri te Orlando me 24 pikë, derisa qendra muskulore Dwight Howard shënoi 21 pikë së bashku me 10 kërcime dhe pesë bllokime.

Rasheed Wallace shënoi 21 pikë për Boston, që pavarësisht dy humbjeve radhazi vazhdojnë ta kenë serinë e ndeshjeve nën kontroll. Ndeshja e gjashtë do të zhvillohet të premten në Boston. /Telegrafi/