Telegrafi

NBA: Magic fitojnë ndaj Celtics

Vince Carter shënoi pikët më të larta të ekipit, 20, ndërsa Dwight Howard kontribuoi me 16 pikë dhe 13 kërcime, për të udhëhequr Magic, të cilët patën një seri 19-0 në çerekun e tretë, që iu ndihmoi të rikthejnë ndeshjen në favor të tyre.

Rajon Rondo ishte më i mirë te Celtics me 17 pikë, nëntë asistime dhe tetë kërcime. Paul Pierce është rikthyer nga mungesa prej dy ndeshjeve për të shënuar 13 pikë.

Magic çojnë në 34 numrin e fitoreve, derisa me humbje janë baras me Boston Celtics, 17, të cilët kanë 32 fitore këtë sezon./Telegrafi/