Telegrafi

NBA: Magic fitojnë me ndihmën e Carter

Vince Carter shënoi pikët më të larta në ndeshje, 28, derisa Dwight Howard shpërtheu me 21 pikë dhe 23 kërcime për Magic që përmbysën rezultatin duke shënuar 12-2 në minutat e fundit të ndeshjes, që ia sollën edhe fitoren këtij ekipi.

Mike Dunleavy shënoi 26 pikë për Pacers, të cilët këtë sezon kanë tetë fitore dhe 14 humbje. Orlando Magic çon në 18 numrin e fitoreve këtë sezon, përkundër 6 humbjeve./Telegrafi/