Telegrafi

NBA: Magic dhe Lakers kalojnë në finale

Magic kanë çuar në 8-0 serinë e fitoreve në dy rundet e play-offit duke mposhtur Atlanta Hawks për të katërtën herë radhazi, këtë herë me rezultat 98-84. Në finalet e Konferencës Lindore, Magic do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër ku Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers kanë barazuar në 2-2 serinë e ndeshjeve.

Në Konferencën Perëndimore, Lakers po ashtu kanë shënuar fitoren e katërt radhazi ndaj rivalit të gjysmëfinales Utah Jazz, të cilin e mposhtën me rezultat bindës prej 111-96. Pau Gasol shënoi 33 pikë dhe 14 kërcime, derisa Kobe Bryant shënoi 32 pikë. Në finalet e Perëndimit, Lakers do të përballen me Phoenix Suns. /Telegrafi/