Telegrafi

NBA: Lopez sjell fitoren për Hornets

Lopez shënoi 21 pikë në ndeshjen e mbrëmshme dhe seria e tij e pikëve ndihmoi ekipin të kthehet nga deficiti prej dy pikësh në avantazh 71-60.

Kjo ishte vetëm fitorja e dytë në 11 ndeshjet e fundit për New Orleans (5 fitore, 11 disfata gjithë sezonin).

Ryan Anderson shënoi 22 pikë për Hornets, dhe ishte një nga gjashtë lojtarët e ekipit që shënuan pikë dyshifrore. Te Bucks lider ishte Brandon Jennings me 25 pikë. /Telegrafi/