Telegrafi

NBA: LeBron me rekord të ri shënimesh

James shënoi 30 pikë, nëntë asistime dhe gjashtë kërcime, për të udhëhequr Miami Heat drejt fitores 117-104 ndaj Portland Trail Blazers në takimin e mbrëmshëm.

MVP i trefishtë i ligës, shënoi në 11 nga 15 tentimet për gjuajtje për të arritur një saktësi të jashtëzakonshme prej 71 për qind në gjashtë ndeshjet e fundit.

Vetëm Adrian Dantley dhe Moses Malone më herët kishin arritur 30 pikë dhe 60 për qind saktësi në pesë ndeshje radhazi.

Paraqitja e James ndihmoi Heat të shënojnë fitoren e 35-të të sezonit dhe ta forcojnë kreun e Konferencës Lindore me tre ndeshje epërsi. /Telegrafi/