Telegrafi

NBA: LeBron James më i mirë se Kobe Bryant

Kobe Bryant filloi mirë ndeshjen dhe shënoi 31 pikë dhe u bë lojtari më i ri që arrin shifron e 25 mijë pikëve. Por në pjesën e dytë të ndeshjes gjuajtjet e Bryant ishin mjerim me 12 shënime nga 31 tentimet.

Shaquille O’Neal shënoi 13 pikë për Cleveland kundër ish-ekipit të tij.

Me këtë fitore Cavaliers (33 fitore dhe 11 humbje) ngjiten mbi Lakers (32 fitore dhe 10 humbje) në tabelë.

Një lajm jo i këndshëm Cleveland Cavaliers është se Mo Williams, shënuesi i dytë më i mirë i ekipit, ka lënduar kraharorin dhe do të mungojë në takimin e radhës kundër Toronto Raptors. /Telegrafi/