Telegrafi

NBA: Lakersat marrin kontrollin

Pau Gasol shënoi 25 pikë dhe 11 kërcime ndërsa Andrew Bynum ndihmoi ekipin me 21 pikë dhe po me 11 kërcime. Fitorja i jep avantazhin 3-2 Lakersave, të cilët të premten do të udhëtojnë në Oklahoma City për ndeshjen e gjashtë.

Në Dallas, Mavericks janë rikthyer me fitore 103-81 ndaj San Antonio Spurs për të ngushtuar disavantazhin e ndeshjeve në 3-2. Caron Butler shënoi 35 pikë dhe realizoi 11 kërcime për të mbajtur Dallasin në garë. /Telegrafi/