Telegrafi

NBA: Lakers vazhdojnë me fitore

Kobe Bryant dërgoi 11 asistime dhe Dwight Howard shënoi 24 pikë për Lakers, që ishin në kontroll të qetë, 98-80, në mes të çerekut të katërt.

Por skuadra vendase për pak sa nuk e lëshoi fitoren nga dora kur Hornets kaluan një seri 16-2 për të ngushtuar rezultatin. New Orleans u afrua në 102-101 në dy minutat e fundit, para se Lakers të alarmohen për të vulosur fitoren.

Fitorja ishte e 20-ta e sezonit për Los Angeles (25 disfata), ndërsa Hortnets shijuan disfatën e 30-të të sezonit (15 fitore). /Telegrafi/