Telegrafi

NBA: Lakers shkatërrojnë Orlando Magic

Kobe Bryant shënoi 40 pikë dhe kontribuoi edhe me tetë asistime dhe tetë kërcime, për të udhëhequr te Lakers, që kërkojnë titullin e parë që nga viti 2002, kur kishin në radhët e veta edhe shtyllën Shaquille O’Neal.

Pau Gasol shënoi 16 pikë për Lakers, ndërsa Lamar Odom, kontribuoi me 11 pikë dhe 14 kërcime.

Ylli i Magic, Dwight Howard u ndalua në vetëm 12 pikë, ndërsa Hedo Turkoglu shënoi 13.

Ndeshja e dytë finale mes të dy ekipeve do të zhvillohet të shtunën po në Los Angeles.