Telegrafi

NBA: Lakers shënojnë fitore të vështirë ndaj Oklahoma

Derisa Thunder bënte presion në çerekun e katërt, Lakers shënuan gjashtë gjuajtje të lira të njëpasnjëshme në 90 sekondat e fundit dhe morën frymë më lirshëm kur Russell Westbrook humbi një trepikësh vendimtar në sekondat e fundit.

Përveç Bryant, i cili pati edhe tetë kërcime dhe gjashtë asistime, edhe gjashtë lojtarë të shënuan pikë dyshifrore për Lakers, që kanë 23 fitore dhe vetëm 4 humbje këtë sezon.

Kevin Durant shënoi pikët më të larta për Thunder, 30, ndërsa Westbrook shënoi 21 pikë dhe 13 asistime. Oklahoma, që pësoi humbjen e pestë në gjashtë ndeshje, tash ka 13 fitore përkundër 14 humbjeve. /Telegrafi/