Telegrafi

NBA: Lakers shënojnë edhe një fitore pa Bryant

Lamar Odom ishte më i sakti me 25 pikë dhe 11 kërcime, derisa Pau Gasol shënoi 22 pikë. Kjo është fitorja e tretë radhazi për Lakers pa Bryant dhe e 41-ta në përgjithësi këtë sezon (13 humbje).

Andrei Kirilenko shënoi 17 pikë për Utah, që pësuan humbjen e parë pas nëntë fitoreve radhazi. Jazz tash kanë 32 fitore dhe 10 humbje këtë sezon./Telegrafi/