Telegrafi

NBA: Lakers mposhten edhe nga Magic

Në takimin në mes të dy finalistëve të vitit të kaluar, Vince Carter shënoi 25 pikë për Magic, ndërsa Bryant 34 për Lakers.

Bryant shënoi 18 vetëm në çerekun e katërt, kur Lakers u rikthyen nga 10 pikë disavantazh për të barazuar pikët.

Kjo është hera e parë që Lakers mposhten tre herë radhazi që nga janari i vitit 2008. Ekipi megjithatë mbetet lider i perëndimit me 46 fitore dhe 18 humbje.

Orlando shënoi fitoren e pestë radhazi dhe të 44-tën e sezonit, krahas 20 humbjeve./Telegrafi/