Telegrafi

NBA: Lakers fillon me fitore

Në ndeshjen e zhvilluar në Staples Center të Los Angelesit, 12-herë pjesëtari i All-Star, Bryant, shënoi 30 pikë, ndërsa spanjolli Pau Gasol shënoi edhe 23 pikë të tjera për Lakers që kërkojnë titullin e dytë radhazi dhe të 16-tin në histori të NBA-së.

Gasol, i cili ishte kritikuar për paraqitjet e tij dy vite më parë kur Los Angeles u mposht nga Boston në finalet e vitit 2008, ndihmoi ekipin edhe me 14 kërcime dhe tre bllokime.

Kapiteni Paul Pierce përfundoi ndeshjen me 24 pikë, ndërsa Rajon Rondo shënoi vetëm 13 pikë për Boston, që kërkojnë titullin e 18-të, rekord, të NBA-së.

Ndeshja e dytë e serisë së ndeshjeve finale do të zhvillohet të dielën përsëri në Los Angeles. /Telegrafi/