Telegrafi

NBA: Lakers fillojnë play-offin me fitore

Kobe Bryant shënoi 21 pikë, Pau Gasol 19 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Andrew Bynum shënoi 13 pikë, 12 kërcime dhe katër bllokime gjatë ndeshjes së parë rikthyese që nga lëndimi i tij më 19 mars. Për Thunder, Russell Westbrook ishte më i mirë me 23 pikë dhe tetë asistime.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Dallas, Dirk Nowitzki shënoi 36 pikë për t’u dhënë fitoren 100-94 Mavericks ndaj San Antonio Spurs në ndeshjen e parë të serisë së play-offit.

Në Konferencën lindore, Jameer Nelson ka shënuar 32 pikë për t’i dhënë Orlando Magic fitoren 98-89 ndaj Charlotte Bobcats po në ndeshjen e parë të serisë së play-offit. /Telegrafi/