Telegrafi

NBA: Lakers barazojnë serinë

Të udhëhequr edhe një herë nga Kobe Bryant, Lakers u rikthyen nga humbjet në dy ndeshjet e kaluara në Boston për të barazuar në 3-3 serinë e ndeshjeve dhe për ta lënë titullin të vendoset në ndeshjet e fundit që do të zhvillohet të enjten në Staples Center.

Bryant, që kërkon titullin e pestë të NBA-së në një dekadë me Lakers, shënoi 26 pikë dhe 11 kërcime të martën mbrëma. Spanjolli Pau Gasol kontribuoi me 17 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Ron Artest shënoi 15 pikë.

Celtics në anën tjetër dështuan të tregojnë lojën e dy ndeshjeve të kaluara dhe të vulosin titullin e 18-të rekord në NBA. Më i sakti te Celtics ishte Ray Allen me 19 pikë. /Telegrafi/