Telegrafi

NBA: Kobe shkëlqen, por Lakers mposhten

Bryant, i cili shënoi tre pikë në çastet e fundit për të mposhtur Miamin në dhjetor, kësaj here shënoi 39 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për t’i dhënë fitoren Lakersave edhe një herë.

Ylli i Miamit, Dwyane Wade shënoi 27 pikë dhe 14 asistime, për të udhëhequr ekipin vendas drejt fitores së 46 këtë sezon (16 humbje). Richardson përfundoi ndeshjen me 25 pikë dhe Carlos Arroyo me 17 për Miamin.

Ndeshja pati 31 ndryshime të avantazhit që kalonte herë në favor të njërit e herë në favor të tjetrit ekip./Telegrafi/