Telegrafi

NBA: Knicks të pandalshëm në udhëtim

Mysafirët nga New Yorku krijuan një avantazh prej 26 pikësh në çerekun e dytë të takimit, që u ngushtua në vetëm nëntë pikë në fund.

Carmelo Anthony shënoi 30 pikë për 23 minuta lojë, para se të tërhiqet nga loja për shkak të një lëndimi në gju. Raymond Felton shënoi 19 pikë dhe Tyson Chandler 18 pikë me Knicks që çuan në 9-0 serinë e fitore jashtë shtëpie.

Kobe Bryant shënoi 31 pikë për Lakers, që pësuan disfatën e katërt radhazi dhe pozicionohen të 12-tët në Perëndim me nëntë fitore dhe 14 disfata. /Telegrafi/