Telegrafi

NBA: Knicks shënon fitoren e parë të sezonit

Knicks bënë 15 gjuajtje të lira në çerekun e fundit dhe realizuan 40 pikë, duke iu bërë ballë 32 pikëve dhe 13 asistimeve nga ylli i New Orleans, Chris Paul.

David Lee ka shënuar 28 pikë dhe tetë kërcime për New York, i ndjekur nga Harrington, i cili vazhdon të shkëlqejë pasi shënoi 42 pikë edhe në humbjen ndaj Philadelphia 76ers./Telegrafi/